Në kulmin e pandemisë së Coronavirusit dhe kur ndalohet mbajtja e koncerteve, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar një kontratë me “Sfinga” SHPK për organizimin e një koncerti veror në këtë komunë.Kontrata që peshon 9,779 euro, me numër 622-21-4904-2-3-6/C668, për këtë koncert, në mes të Komunës së Prizrenit dhe “Sfinga” SHPK është nënshkruar më 30.08.2021.
Sipas kontratës në koncert do të performojë një këngëtar i huaj, i cili do të caktohet nga komuna.Në Kontratën që e ka siguruar KALLXO.com nuk ceket lokacioni dhe koha kur do të mbahet koncerti dhe as emri i këngëtarit që do të performojë në koncert.Sipas kontratës, palët janë pajtuar që koncerti të realizohen brenda 60 ditëve të punës, nga hyrja në fuqi e kontratës.
Kontrata në mes të Komunës dhe “Sfingës”, për organizimin e një koncerti veror në Prizren është nënshkruar dy ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi masat të reja për parandalimin e COVID-19.Sipas këtij vendimi deri më 13 shtator 2021, ndalohet organizimi i koncerteve dhe festivaleve.Koncerti është paraparë të organizohet nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me “Sfinga” SHPK.Në një përgjgije të Komunës së Prizrenit, për KALLOX.com nuk tregohet se kur dhe ku është planifikuar të mbahte koncerti, por thuhet se koncerti është paraparë të organizohet sipas vendimeve të Qeverisë për parandalimin e COVID-19.
Ndërsa, po sipas Komunës së Prizrenit në këtë koncert do të përformojë një artist.“Në rast se nuk do të ketë zbutje të masave, atëherë organizimi i koncertit do të shtyhet apo edhe do të anulohet. Sipas planifikimeve është paraparë të performojë një artist.





