Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të QUINT në vendin tonë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës.
Hovenier tha se kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas, i cili u sulmua nga Rusia.
“Me ambasadorët e QUINT u takuam me ushtarët ukrainas në kuadër të KFOR’it që sigurojnë stabilitetin e rajonit”, njoftoi Hovenier.






