LAJME

Në Kosovë janë vaksinuar afro 65 mijë qytetarë kundër COVID-19

Në Kosovë janë vaksinuar afro 65 mijë qytetarë kundër COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Maj 2021, 20:33

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1120 qytetarë me vaksinë antiCOVID, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Shifra totale e të vaksinuarve kundër COVID-19 ka arritur në 64.776.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet. Numri total i rasteve aktive është 2201, sipas të dhënave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika