Arat e Kosovës këtë vit pritet që të japin bukën për vetëm 30 përqind, krahasuar me nevojën totale për konsum.
Kështu është shprehur Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikatës të Bujqve.
“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, është shprehur Tahiri në Klan Kosova.
Ai është ankuar në Ministrinë Bujqësisë sa i përket mos mbikëqyrjes së fushatës së korrje-shirjeve, duke shtuar se kanë ndodhur keqpërdorime.





