LAJME

Në Kosovë arrijnë edhe mbi 106 mijë doza të vaksinës së Pfizerit

Në Kosovë arrijnë edhe mbi 106 mijë doza të vaksinës së Pfizerit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2021, 19:47

Në Kosovë ka arritur edhe kontingjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit, që janë nga kontrata e lidhur mes Kosovës dhe kompanisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë arritur sot 106.470 doza të vaksinës së Pfizerit, ndërsa të hënën arritën 81.900.

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Në Kosovë vaksinimi masiv ka nisur më 15 qershor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika