Home LAJME Në konvikte do pranohen 4 mijë studentë, Sfishta: S’ka rritje të çmimeve

Në konvikte do pranohen 4 mijë studentë, Sfishta: S’ka rritje të çmimeve

0
Në konvikte do pranohen 4 mijë studentë, Sfishta: S’ka rritje të çmimeve

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka bërë të ditur se këtë vit do të pranohen katër mijë studentë.

Ai shtoi se deri 65% pranohen studente për shkak të konkurrencës.

“Këtë vit do të pranohen 4 mijë studente dhe zakonisht ne i ndajmë varësisht prej konkurrencës gjinisë femërore ose mashkullore. Ne bazë të praktikës diku rreth 60 deri 65% pranohen studente për shkak të konkurrencës dhe pjesa tjetër për studente”.

Sfishta theksoi se nuk ka rritje të çmimeve për studentë, duke shtuar se çdo vit ka përmirës të kushteve e pasurim të menysë.

“Çdo vjet ka përmirësim të kushteve. Në bazë të planifikimeve tona ne bëjmë investime që shkojnë shërbim të rritjes së kushteve”.

“Edhe menyja pasurohet çdo vjet në bazë të kërkesave të studentëve. Çmimet janë të njëjta. Totali është 35 euro. 15 euro për mensë dy racione ne muaj dhe 20 euro për strehim në konvikt”.

Mes tjerash, ai potencoi se janë në fazën përfundimtare të investimeve, duke theksuar se në shumicën e konvikteve kanë bërë riparime, raporton EO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here