LAJME

Në këto fshatra të Suharekës, nuk do të ketë rrymë të premten dhe të shtunën

Në këto fshatra të Suharekës, nuk do të ketë rrymë të premten dhe të shtunën
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2022, 09:33

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë(KEDS) ka njoftuar se për shkak se do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, të premten dhe të shtunën në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

14.10.2022

Nga TS 110/10 kV Theranda  do të ndërpritet:

Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika