- Reklama -

Në këtë pjesë të vendit mbrëmë pati rrëshqitje të dheut

Në aksin rrugo Pejë-Kuqishtë-Bogë mbrëmë ka pasë rrëshqitje masive të dheut.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

- Reklama -

Pas intervenimit të ekipeve të mirëmbajtjes, rreth orës 23:00 është liruar rruga për qarkullim.

“Ndërsa, në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.

Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj janë krejtësisht e lira për qarkullim.

Ndërsa në Autostradën A7, segmenti Morinë-Gjurgjicë kishte intervenime me kripë ne drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë –Gjurgjicë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort