LAJME

Në këmbë drejt Kuksit, nesër dhe pasnesër përkujtohet eksodi i vitit 1999  

Në këmbë drejt Kuksit, nesër dhe pasnesër përkujtohet eksodi i vitit 1999   
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2023, 18:48

Organizata Joqeveritare “Eksodi ’99”, nën moton “Mos e harroni të kaluarën, për një të ardhme të sigurt drejt bashkimit kombëtar” edhe këtë vit vazhdon aktivitetin e përkujtimit të përndjekjeve masive të shqiptarëve të vitit 1999.

Sipas organizatorëve më datë 15.04.2023 (e shtunë) duke filluar nga ora 08:30 nga Mitrovica sipas itinerarit Mitrovicë – Vushtri – Prishtinë – Prekaz – Zllakuqan – Pejë – Deçqan – Gllogjan – Gjakovë – Xërxë dhe me datë 16.04.2023 (e diel)  duke filluar nga ora 08:30 nga Mitrovica dhe gjitha vendbanimet e Kosovës vazhdon aktiviteti në drejtim të Prizrenit dhe pikës kufitare në Morinë.

Në pikën kufitare në Morinë në ora 10:30, do të marshohet në këmbë ku në anën tjetër të kufirit na presin përfaqësuesit e Bashkisë së Kukësit, pastaj së bashku vazhdojmë për në qytetin e Kukësit.

Në Kukës organizohet manifestimi qendror duke filluar nga ora 11:30 me moton “Faleminderit Kukës – Faleminderit Shqipëri”.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika