LAJME

Në Gjermani përsëri grevë, përkufizohet qarkullimi i udhëtarëve me trena

Në Gjermani përsëri grevë, përkufizohet qarkullimi i udhëtarëve me trena
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2024, 10:25

Ka nisur greva e makinistëve nga Sindikata Gjermane e Lokomotivësve (GDL) në Deutsche Bahn.

Kushdo që ka blerë më parë një biletë për periudhën e grevës, mund ta shtyjë udhëtimin e tyre për një datë të mëvonshme. Arsyeja e grevës ka të bëjë me reduktimin e orëve javore të punës për punëtorët.

GDL kërkon ta ulë këtë nga 38 në 35 orë duke e mbajtur pagën të njëjtë. Greva do të zgjasë deri të hënën e ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika