Gazetarët gjermanë, Nicole Bastian dhe Mathias Brüggmann ia kanë kujtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 kishte vendosur se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare, pasi Serbia kishte kryer gjenocid ndaj kosovarëve.
Në Gjermani ia përmendin gjenocidin në Kosovë, Vuçiq: S’ka vendim të gjykatës

Në intervistën për gazetën gjermane, Handelsblatt, Vuçiq i kundërshtoi ata, transmeton express.
“Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”, u përgjigj presidenti serb, i cili sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, para se ta takojë paraprakisht kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz./FrontOnline
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

