LAJME

Në fund të dhjetorit 193 të rinj do të bëhen ushtarë të Kosovës

Në fund të dhjetorit 193 të rinj do të bëhen ushtarë të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2021, 13:00

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) shumë shpejt do t’i bashkangjiten edhe 193 të rinj.

Sipas njoftimit të FSK-së, rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës. Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika