Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen të madh në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.Kapiteni, Kapllan Rama, thotë për Ora News se peshkaqeni peshon 650 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 6,5 metrash.
Ai e konsideron fat kapjen e peshkaqenit, pasi kjo gjë sipas tij ndodh rrallë.Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.Prej 40 vitesh në detë kapiteni shprehet se puna e vështirë që bëjnë nuk shpërblehet siç duhet.
Në ujërat e Adriatikut janë kapur edhe më parë gjallesa të tilla. Kujtojmë se peshkaqenin e ngordhur që e sollën dallgët e shumta, në janar të këtij viti në breg të Velipojës./ORA News