LAJME

Në Dubravë gjendet marihuanë te të burgosurit dhe në tualet

Në Dubravë gjendet marihuanë te të burgosurit dhe në tualet
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2022, 11:51

Në burgun e Dubravës janë gjetur tri sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë, vetëm gjatë ditës së djeshme.

Rreth 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të një tualeti të burgut.

Disa çaste më pas, gjatë kontrollit te një i burgosuri mashkull kosovar, po ashtu është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa në rastin e tretë, gjatë kontrollit të dhomës së një të burgosuri tjetër, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika