Në Komunën e Dragashit është hapur Qendra e Angazhimit për Komunitetet, me përqendrim në aktivitetet për gratë e kësaj ane.
Sipas njoftimit të organeve komunale kjo qendër është dizajnuar për të ofruar një hapësirë të sigurt për gratë, ku ato do të mund të mblidhen dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore.
“Përmes punëtorive, takimeve sociale dhe ngjarjeve të tjera, Qendra do të inkurajojë qytetarinë aktive, duke promovAty sqarohet se hapja e Qendrës së Angazhimit të Komunitetit për Gratë është pjesë e projektit “Mbështetja e integrimit të grave në komunat rurale të Kosovës – WIntegra”, që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga organizata gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund – Deutschland e.V.” (ASB) zyra në Kosovë, në partneritet me organizatën “WEntrepreneur” dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Dragashit.







