LAJME

Në Ditën Botërore të Teatrit, Shaqir Totaj kujton se Teatri Profesionist i Prizrenit “Bekim Fehmiu” është duke u restauruar

Në Ditën Botërore të Teatrit, Shaqir Totaj kujton se Teatri Profesionist i Prizrenit “Bekim Fehmiu” është duke u restauruar
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2023, 10:24

Sot shënohet Dita Botërore e Teatrit, e me këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook ka uruar të gjithë artdashësit.

Në të njëjtin postim, ai ka bërë të ditur se Objekti i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, ku është i vendosur Teatri Profesionist i Prizrenit “Bekim Fehmiu”, është duke u restauruar për t’i arritur standardet dinjitoze për artistët prizrenas.

Postimi i plotë:

Sot, kremtohet “Dita Botërore e Teatrit”, si një histori e kulturës botërore.
Magjia e teatrit janë ngjarjet që tregojnë historinë dhe realitetin shoqëror që nga antikiteti duke pësuar kështu pjekuri artistike e rëndësi të veçantë.
Jo papritmas kur dëshirojmë ta gjejmë qendrën e një qyteti, pyesim se ku është teatri.
Objekti i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, ku është i vendosur Teatri Profesionist i Prizrenit “Bekim Fehmiu”, është duke u restauruar për t’i arritur standardet dinjitoze për artistët tanë.
Vitin e kaluar ka filluar edhe festivali ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur, “Prizren Fest”, gjë që shfaqë përkushtimin e qeverisjes lokale për ngritjen e nivelit artistik dhe ofertën artistike për publikun e gjerë.
Të gjithë artistëve të arteve dramatike dhe artdashësve, urime Dita Botërore e Teatrit!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika