Sot në “Ditën Botërore të Sindromës Down” drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj-Guta, ka pritur në takim dy nxënës nga shkolla fillore “Lekë Dukagjini”, Erandin dhe Merisin.
Kurse, përmes një postimi në facebook drejtoresha ka theksuar se sot dhe në çdo ditë tjetër duhet të punojmë me përkushtimin më të madh për të pasqyruar mesazhin e qartë për shoqërinë dhe shtetin se po ofrohet qasje dhe mbështetje e barabartë për personat me Sindromin Down.







