LAJME

Në disa rrugë të Prizrenit janë shfaqur probleme me ujin e pijshëm

Në disa rrugë të Prizrenit janë shfaqur probleme me ujin e pijshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2023, 14:56
KRU “ Hidroregjioni jugor” njofton përmes një komunikate se në disa rrugë të Prizrenit janë duke u shfaqur probleme rreth furnizimit me ujë të pijshëm .
“ Në rrugët Beteja e Pashtrikut, Hamëz Ukaj, Dëshmorët e Koshares dhe zonën përreth, janë identifikuar probleme në lidhje me ujin e pijshëm. Ekipi ynë është në terren për ta zgjidhur sa më parë këtë problem dhe për të garantuar një burim të sigurt dhe të pastër të ujit për të gjithë banorët e kësaj lagje. Për arsyje të sigurisë tuaj , ju lutem të mos e përdorni ujin e pijshëm deri në njoftim tjetër zyrtar nga kompania jonë.” thuhet në fund të komunikatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika