Komuna e Prizrenit, konkretisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka financuar ndërtimin e 6 terreneve sportive me tartan në fshatrat Kushnin, Lubizhdë, Romajë, Gjonaj, Korishë dhe Vlashnje, projekte këto të cilat sipas tyre janë duke u realizuar me dinamikë të shpejtuar.
Përpos në fshatrat e lartcekur, komuna ka njoftuar se projekte të tilla do të realizohen, sipas nevojës, edhe në lokacione të tjera.
“Përmes investimeve në sport do të fuqizohet potenciali i të rinjve dhe Komuna e Prizrenit është e përkushtuar që të krijojë sa më shumë hapësira për aktivitetet e të rinjve dhe t’i përkrah në rrugëtimin e tyre sportiv”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Prizrenit.








