LAJME

Në cilin muaj të jetës duhet ta çoj beben në plazh?

Në cilin muaj të jetës duhet ta çoj beben në plazh?
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2021, 13:53

Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën?

Mund të jetë që në javët e para pas lindjes, mjafton të merrni masat e duhura. Duke theksuar faktin se lëkura e fëmijës është tepër e ndjeshme nuk duhet të ekspozoni në asnjë mënyrë direkt në diell. Duhet ta vendosni në karrocën e tij në të cilën të keni vendosur edhe rrjetën kundër mushkonjave apo insekteve të tjera. Karroca duhet të vendoset në hije. Është absolutisht jo e këshillueshme të shkoni në plazh me beben gjatë orëve më të nxehta, qoftë edhe për të qëndruar në hije pasi ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit.

Rëndësia e plazhit për rrugët e frymëmarrjes

Ajri i pasur me jod do të ketë tek fëmija një efekt aerosoli, duke liruar kështu rrugët e frymëmarrjes. Bebi duhet të qëndrojë larg bregut duke qënë se edhe rryma e ajrit është më e fortë dhe mund ta bllokojë fëmijën. Veshja e tij duhet të jetë e lehtë, prej pambuku dhe krahë apo këmbët duhet të qëndrojnë zbuluar. Vendoseni sa më shpesh të jetë e mundur në gji për ta mbajtur të hidratuar.

Nga muaji i 6-të

Fëmija mund të qëndrojë në hije duke luajtur dhe tregoni kujdes mos fusë rërë në gojë. Kapelja është e domosdoshme. Fëmija duhet futur në ujë për pak minuta duke e mbajtur afër trupit në mënyrë që të ngrohet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika