LAJME

Në Bukosh të Suharekës përurohet çerdhja në vlerë rreth 50 mijë euro

Në Bukosh të Suharekës përurohet çerdhja në vlerë rreth 50 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shkurt 2025, 10:40

Autoritetet komunale të Suharekës të hënën kanë përuruar çerdhen në fshatin Bukosh.

Në këtë ceremoni, kryetari Bali Muharremaj ka theksuar se pushteti lokal do të vazhdojë realizimin e projekteve kapitale në dobi të komunitetit.

“Po vazhdojmë me çerdhen e radhës në fshatin Bukosh. Uroj ta gëzojnë fëmijët dhe familjarët e tyre. Ne nuk e kemi në plan me u ndalë”, ka thënë Muharremaj, teksa shiriti është prerë nga fëmijët që do të edukohen në këtë institucion parashkollor.

Sipas të dhënave të zyrtarëve komunalë, çerdhja në fshatin Bukosh fillimisht do të ofrojë shërbime për 25 fëmijë.

Projekti në fjalë sipas të dhënave zyrtare është realizuar nga Komuna e Suharekës dhe vlera e përgjithshme është rreth 50 mijë euro.

Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor, edhe në  zonat rurale, ka qenë premtim parazgjedhor i kryetarit Muharremaj./telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika