Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar në Bruksel sot edhe për Ballkanin Perëndimor. Pos takimit mes vete kanë pasur edhe takim të përbashkët me homologët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në BE pajtohen: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt

BE-ja ka thënë se mirëpret faktin që Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse formalisht nuk ka qenë e obliguar. Ndërsa ka pasur kritika ndaj Serbia që është shteti i vetëm i rajonit që nuk i ka mbështetur këto qëndrime.
Dialogu Kosovë – Serbi ka qenë temë diskutimeve, ndërsa burime të BE-së thonë se është pajtuar që Ballkanit Perëndimor duhet dërguar porosia e qartë. Po ashtu është thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

