Home LAJME Në Banjskë 3 banorë kërkojnë largimin e një çifti nga fshati, rasti raportohet në Polici

Në Banjskë 3 banorë kërkojnë largimin e një çifti nga fshati, rasti raportohet në Polici

0
Në Banjskë 3 banorë kërkojnë largimin e një çifti nga fshati, rasti raportohet në Polici

Një rast i kanosjes është raportuar në Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Policia ka njoftuar se një burrë kosovar dhe një grua shqiptare kanë raportuar se janë kanosur në vazhdimësi nga tre të dyshuar kosovarë.

Kjo pasi 3 të dyshuarit kanë kërkuar që çifti të largohet nga fshati.

Rasti është raportuar më 19.02.2025 rreth orës 13:00.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Banjskë, Zveçan /19.02.2025-13:00. Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar. Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i sajë që të largohen nga fshati. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here