- Reklama -

Në ampulat e antibiotikut u gjetën copëza metali, flet drejtori i ShSKUK-së

Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut Ceftriaxone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është prodhim i kompanisë “Syner Medico” në Indi

E në lidhje me këtë, ka folur drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

- Reklama -

Ai ka thënë për Ekonomia Online, se menjëherë i kanë informuar organet kompetente si dhe i kanë marrë veprimet të cilat i takojnë këtij institucioni shëndetësor.

“Gjithçka çka është në kompetencën tonë ne e kemi marrë. Menjëherë i kemi informuar organet kompetente siç është inspektorati farmaceutik dhe agjencioni i produkteve medicinale të barnave. Kështu që tani konform rregullave do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme të cilat na takojnë si SHSKUK”, ka thënë ai.

“SHKUK përmes barnatoreve të saj ka reaguar menjëherë dhe konform vendimit të inspektoratit farmaceutik menjëherë ka tërheq nga përdorimi të gjitha barnat të cilat kanë qenë të shpërndara nëpër klinikat e tjera. Ne e kemi për obligim çdo gjë të cilën e vërejnë punëtorët shëndetësorë gjatë përdorimit të terapisë e informojnë inspektoratin farmaceutik dhe gjithçka tjetër pastaj kalon në kompetence të inspektoratit dhe agjencionit të produkteve medicinale”, ka thënë Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort