LAJME

Në aksionin e policisë në Suharekë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe fajde

Në aksionin e policisë në Suharekë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe fajde
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 12:22
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar një aksion të gjerë në komunën e Suharekës, ku është kontrolluar një shtëpi me objekte përcjellëse, një automjet dhe një banesë me qira, që ishin në pronësi të një personi të dyshuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale, përfshirë:
– Dy pistoleta
– Dy karikatorë me gjithsej 9 fishekë
– Një armë automatike me 81 fishekë
– Rreth 1 kilogram e 57 gramë narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë
– Një peshore elektronike
– Dy “grinderë” (pajisje për bluarjen e substancave narkotike)
– Dy telefona mobilë
– Një automjet
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ai dyshohet për disa vepra penale: fajde, armëmbajtje pa leje, si edhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika