Një qen amerikan i ka çuar dëm një kosovari 40 kilogramë suxhuk. Qeni i njësisë së specializuar K9 ka nuhatur në një valixhe diçka të dyshimtë, gjersa valixhet po shkonin në sistemin e kontrollit.
Për këtë, zyrtarët e aeroportit ndaluan valixhen, të cilën e kontrolluan në detaje. Plot 40 kilogramë suxhuk derri ishin të paketuara në të.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” të New Jerseyt.





