Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, 25 prej tyre me persona të lënduar, kurse 34 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 963 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.





