- Reklama -

Në 2024-n bie numri i popullsisë, mbi 37,400 qytetarë e lëshuan Kosovën

Vlerësimet zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK], bëjnë të ditur se popullsia e Kosovës është zvogëluar në vitin 2024.

ASK vlerëson se numri i personave që kane imigruar në Kosovë nga jashtë [imigrantë ndërkombëtarë] gjatë vitit 2024 është vlerësuar të jetë gjithsej 9,038 banorë. Këto vlerësime ASK i bëri duke u mbështetur në burime statistikore të harmonizuara me udhëzimet metodologjike të Eurostat-it.

- Reklama -

Tutje, ASK tregon se sa qytetarë e lëshuan Kosovën.

“Ndërsa numri i personave që janë larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit [emigrantë ndërkombëtarë] gjatë vitit 2024 është vlerësuar të jetë gjithsej 37,451 banorë”- ka thënë ASK.

Kjo përfshin migrimin për arsye të bashkimit familjar, martesës, punësimit, studimeve afatgjata dhe shpërnguljes së përhershme, veçanërisht në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Zonës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA)

Vlerësimi nxjerrë në pah se migrimi neto ndërkombëtar në Kosovë për vitin 2024 rezulton të jetë -28,413 banorë, duke reflektuar diferencën ndërmjet imigrimit dhe emigrimit

Për arsye pune apo martese, mbi 21,500 qytetarë ndërruan vendbanim.

Gjatë vitit 2024, ASK vlerëson se një numër i konsiderueshëm i banorëve rezident në Kosovë ndërruan vendbanim, duke u shpërngulur nga një komunë në tjetrën.

Ky numër sipas ASK-së, del të jetë mbi 21,513 banorë

“Sipas vlerësimeve statistikore, numri i personave që kanë ndërruar komunën e vendbanimit gjatë vitit 2024 është 21,513. Këto të dhëna janë të rëndësishme për planifikimin e zhvillimit urban, ofrimin e shërbimeve publike dhe hartimin e politikave të balancimit territorial.”-vlerëson ASK.

Ky lloj migrimi i brendshëm është kryesisht rezultat i faktorëve socio-ekonomikë, përfshirë zhvendosjen nga zonat rurale në ato urbane dhe suburbane, si dhe për shkak të martesave dhe punësimit.

 

Migrimi neto ndërkombëtar për vitin 2024 ishte -28,413 banorë, duke rezultuar në një rënie të përgjithshme të popullsisë për vitin 2024 [janar-dhjetor] prej -17,525 banorësh.

Rezultati tregon qartë se migrimi ka ndikuar në strukturën e popullisë së Kosovës. ASK thekson se duhen politika të mirë-koordinuara për të menaxhuar këtë dukuri dhe për të ruajtur balancat demografike

“Ky rezultat evidencon ndikimin domethënës të migrimit në ndryshimet demografike të vendit dhe nënvizon rëndësinë e politikave të integruara për menaxhimin e migrimit dhe ruajtjen e strukturës demografike në përputhje me zhvillimet socio-ekonomike.”-thuhet në raportin vlerësues të ASK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort