Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna të reja rreth procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputet.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ ka njoftuar se deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025), janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga gjithsej 2,533 vendvotime.
Procesi i numërimit po vazhdon në disa komuna, ndërkaq ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat ndodhen në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot, dhe Mitrovicë e Veriut.





