Me rregulloren e re e cila u publikua të hënën nga qeveria austriake, u tha se “testimi falas” për ata që hynë në Austri nuk do të jetë i mundshëm dhe se kushdo që hynë në këtë shtet pavarësisht testit, qoftë edhe negativ, duhet të qëndroj 10 ditë në karantinë.Por, kjo rregullore ka ndryshuar përsëri.
Sipas gazetës austriake oe24.at, në të ardhmen, udhëtarët të cilët hynë në Austri, detyrohen të regjistrohen dhe t’i nënshtrohen një testi të koronavirusit. Kjo rregullore është publikuar të mërkurën nga Ministria e Çështjeve Sociale. Ashtu sikur deri tash, ata që hynë në Austri do të nënshkruajnë një formular për një karantine dhjetë ditore, megjithatë pas pesë ditësh mund të lirohen, nëse e bëjnë testin dhe rezultojnë negativ. Pra, në thelb është e njëjta rregullore që zbatohet tash e sa kohë në Austri, transmeton albinfo.at





