Nga 1 Prilli 2026, aeroporti ka nisur zbatimin e procedurave të reja që synojnë lehtësimin dhe përshpejtimin e udhëtimit për pasagjerët.
Regjistrimi online dhe përdorimi i boarding pass-it në celular ose të printuar u mundësojnë udhëtarëve të shmangin radhët dhe të shkojnë direkt në portë, nëse nuk kanë bagazh për regjistrim.
Shërbimi i ri për dorëzimin e shpejtë të bagazheve pritet të reduktojë kohën e pritjes në aeroport. Autoritetet theksojnë se emri në regjistrimin online duhet të përputhet saktësisht me dokumentet e udhëtimit, përndryshe mund të hasen probleme në përdorimin e shërbimeve automatike.
Pasagjerët këshillohen të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit dhe të respektojnë oraret e përcaktuara nga linjat ajrore.