Në disa drejtori të Policisë së Kosovës, po vazhdojnë ndryshimet dhe emërimet në pozita të ndryshme të disa zyrtarëve e eprorëve brenda këtij institucioni. Ndryshime të tilla kanë ndodhur së fundmi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për ndryshime në katër pozita, në stacionin policor në Prizren, si dhe në drejtorinë rajonale – pas propozimeve të bëra, që janë aprovuar nga Policia e Kosovës.
Nënkoloneli Lulëzim Shala, i cili ka udhëhequr Operativën Rajonale është emëruar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.





