LAJME

Ndrron jetë biciklisti që u godit nga vetura tek udhëkryqi ETC-së javë më parë

Ndrron jetë biciklisti që u godit nga vetura tek udhëkryqi ETC-së javë më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2023, 23:29

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjçare, Shefki Badalli nga Zhuri, i cili javë më parë u godit nga një veturë në rrugën “William Walker”, tek udhëkryqi që të shpie në Spitalin e Prizrenit.

Të premten e 6 tetorit Shefkiu tek sa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij u godit nga një veturë, ku pas trajtimit që mori në Spitalin e Prizrenit, u transferua në QKUK, pasi gjendja e tij ishte e rënduar.

Pas dy jave në luftë për jetë, ai sot ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk arriti ti bëj ballë plagëve të marra, njoftojnë familjarët e tij.

I ndjeri ishte punëtor në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika