Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 29.03.2021 rreth orës 17:10 minuta, gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S. Pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipa prej 3 punëtorëve shëndetësor dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht infermieri I.S.
Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bëjnë video stafit mjekësor, mirëpo familjari i pacinetit ka filluar të bëjë foto dhe duke inçizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.





