- Reklama -

Ndodh edhe kjo: Një person në Viti gënjen policinë se dikush ia ka vjedhur 32 mijë euro

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka bërë një lajmërim të rremë në polici dje rreth orës 14:55.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit, i dyshuari ka raportuar rrejshëm në polici se dy persona të panjohur ia kanë vjedhur 32 mijë euro.

- Reklama -

Hashani ka thënë për Reporteri.net se policia shpejt e ka kuptuar se ky ka qenë një lajmërim i rremë, pasi që i dyshuari 30 mijë euro ia ka dhënë një personi tjetër, të cilit besohet se ia kishte marrë borxh dy vjet më parë.

“Më 30 dhjetor 2020 rreth orës 14:55 përmes telefonit i dyshuari, banor i Komunës së Vitisë ka raportuar policinë se pasi ka dalë nga banka ku ka tërhequr para në vlerë prej tridhjetë e dy mijë (32 000) euro i janë afruar dy persona të panjohur dhe i kanë grabitur paratë dhe të njëjtit sipas tij janë larguar në drejtim të fshatit Smirë me një veturë “mercedes ngjyre e zeze”. Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve nga stacioni policor i Vitisë pas një pune operative, mirë të organizuar, mbledhjes se fakteve dhe dëshmive në teren kanë arritur që shpejte të gjejë fakte të qëndrueshme se i dyshuari i lartcekur ka lajmëruar rrejshëm”, tha Hashani.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort