Në një dasëm në lagjen e “Trimave”, siç njihet në Prizren, kishte gëzim, pasi sot një çift po kurorëzon lidhjen e tyre me martesë.
Në tradita shqiptare, nuk mbahet mend të nis një dasëm pa surle e tupana. Surlet dhe tupanat me melodinë e tyre elektrizuan atmosferën, ndërsa fishekzjarret me tym shtuan magjinë e momentit.
Në dasmën e çiftit më të ri në vend, kishte edhe simpatizant të kryeministrit Kurti. Nga atmosfera që u krijua, ata shqyejnë tupanin dhe nga aty nxjerrin një flamur me imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.