- Reklama -

Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19

Në një kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.

Përveç remitencave të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, rënie vërehet në investimet e diasporës në patundshmëri në Kosovë dhe blerje të gjësendeve për familjarët. Ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë tonë, janë të hyratve nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm. Para pandemisë, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave në Kosovë llogaritej të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro apo 4.6% të BPV-së në vit.

- Reklama -

Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83% të BPV-së. Përveç frikës nga virusi korona, pengesë për ardhjen e diasporës gjatë verës ishin masat e ndërmarra nga Kosova dhe shtetet tjera për qytetarët që e vizitojnë Kosovën. Rritja drastike e numrit të të infektuarve para sezonës së verës bëri që shumë shtete në Evropë ta kualifikojnë Kosovën si një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit.

Shkurtimi i qëndrimit të diasporës në Kosovë ka pasoja të dukshme në ekonominë e Kosovës dhe i ka ndikuar negativisht sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke filluar nga hoteleria, tregtia me pakicë, derivatet, gastronomia, etj.

Në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali financiar i diasporës, Kosova duhet: të hartojë politika që nxisin ridestinimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, duke krijuar platforma investuese apo emituar obligacione qeveritare për diasporën; të ulet kosto e transferit të remitencave; dhe të rriten programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitencave; Qeveria e Kosovës duhet ta finalizojë regjistrin e diasporës i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, dhe gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj; të krijohen rrjete profesionale dhe plane me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; të përmirësohet ambienti i biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës./Instituti GAP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort