Drejtori i Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me njërëz të vullnetit të mirë dhe përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare ” Bereqet” e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, kanë ndihmuar familjen e Agim Shatrit në fshatin Kushnin të Hasit.
” Një falënderim për z. Astrit N. Shatri, znj. Besë Krasniqi dhe drejtoreshën e Arsimit në Prizren, znj. Xhemile Thaçi- Vezgishi, që na njoftuan për gjendjen e rëndë të familjes se z. Agim Shatrit .
Sot, në vizitë kësaj familje përmes një mobilizimi të shpejtë me njerëz të vullentit të mirë si z. Shaban Krasniqi dhe z. Kurtish Hoxhaj nga shoqata ” Bereqeti “, ne i ofruam ndihmën e parë me dru për ngrohje , ushqim dhe veshmbathje. Me donatorët tjerë, arritem marrëveshje për finalizimin e shtëpisë për banim me çelësa në dorë”, ka shkruar drejtori Thaçi.
Njerezimi do jetoj gjer sa ka ndergjegjje
Kushnin -Has .
Nje falenderim per z. Astrit N Shatri znj. Besë Krasniqi …Posted by Islam Thaqi on E enjte, 25 Shkurt 2021