LAJME

Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë për sulmin në Ibër-Lepenc

Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë për sulmin në Ibër-Lepenc
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2024, 20:43

Ndihmëssekretari i NATO-s, Tom Goffus, gjatë takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Goffusi e ka dënuar këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent”, ka thënë Goffusi.

Ai ka shtuar se koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika