Sot zhvillohen tri ndeshje në Kampionatin Evropian “Euro 2020”
Kampionati Evropian po dhuron ndeshje mjaft interesante. Sot do të zhvillohen tri ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Suedia që barazoi pa gola me Spanjën në ndeshjen e parë, do të ballafaqohet me Sllovakinë që mundi Poloninë 2:1. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00. Sllovakët me fitore do të kualifikoheshin tutje.





