Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij. Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt mes Zvicrës dhe Francës përfundoi 3:3, por në penallti, Nati eliminoi kampionët e botës. Xhaka bëri një super asistim për Gavranoviq në golin e tretë. Kapiteni i Zvicrës në tërësi bëri një lojë të jashtëzakonshme, madje, po komentohet si ndeshja më e mirë në karrierën e tij.





