PRIZRENI ME RAJON

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2023, 19:54

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, ka njoftuar se ndeshja Ferizaj – Liria të dielën do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand, për të gjithë ata që nuk mund të udhëtojnë në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

“Sportdashës, simpatizantë dhe përkrahës të KF LIRIA.

Të gjithë atyre të cilët nuk do të mund të udhëtojnë në Podujevë për t’a përcjellur ndeshjen vendimtare, ua bëjmë me dije se Komuna e Prizrenit- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka siguruar #LED #EKRAN gjigant për ditën e diel në mesin e qytetit, në #SHTATËRVANIN e bukur për t’a transmetuar takimin KF FERIZAJI – KF LIRIA ku pritet të mbretërojë atmosferë e zjarrtë sportive.

Për te gjithë shikuesit do të ketë pije falas. Falenderojmë sponzorin #Goldeneagle# #ForcaLiria Me Respekt, Adem Morina!”.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika