LAJME

Doli për kafe, përfundoi në burg – shkeli arrestin shtëpiak në Dragash

Doli për kafe, përfundoi në burg – shkeli arrestin shtëpiak në Dragash
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2026, 16:40

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një lokal në afërsi të qytetit të Dragashit, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer nga Stacioni Policor në Dragash, pas pranimit të informacioneve se personi nuk po e zbatonte masën e sigurisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar gjyqtari i Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prizren, i cili ka vendosur që masa e arrestit shtëpiak të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Pas vendimit të gjykatës, personi është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku do të mbahet në bazë të masës së re të caktuar.

Policia dhe institucionet e drejtësisë kanë rikujtuar se respektimi i masave të sigurisë të vendosura nga gjykata është i detyrueshëm dhe se shkelja e tyre mund të sjellë masa më të rrepta ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika