Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur afatin e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027.
Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të përfitojnë subvencionim të faturave të energjisë elektrike.
Aplikimi bëhet online përmes platformës eKosova, në kategorinë “Familja”, ndërsa qytetarët që kanë vështirësi në aplikimin elektronik mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.
Afati i aplikimit ka nisur më 19 tetor 2026 dhe përfundon më 31 mars 2027.
Ministria bën të ditur se subvencionimi fillon nga muaji kur aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, familjeve u rekomandohet të aplikojnë sa më herët dhe të sigurohen që të dhënat e deklaruara të jenë të sakta.