Pas humbjes në ndeshjen e parë të fazës ‘Legends Stage’ në PGL Antwerp Major CS:GO, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin më të mirë në botë për momentin, FaZe.
Gara për vendin e parë dhe çmimet rreth 1 milion dollarë, po vazhdon në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, tani ekipet po mundohen të sigurojnë një vend në fazën tjetër ‘Champions Stage’, ku vetëm tetë ekipet më të mira do të mund të luajnë.
Pas humbjes nga ekipi Copenhagen Flames tani ekipi shqiptar mbanë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (një humbje, asnjë fitore), siç e mbanë edhe ekipi FaZe i cili u mposht nga ENCE në ndeshjen e tyre të parë.





