Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident në trafik ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë një 19-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me frakturë në këmbë dhe gjakderdhje në kokë.





