LAJME

Ndërtimi i ‘Urës së Re’, devijohet rruga Morinë – Kukës!

Ndërtimi i ‘Urës së Re’, devijohet rruga Morinë – Kukës!
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2024, 19:33

Prej mesditës së sotme trafiku i mjeteve që udhetojnë nga Kosova drejt Tiranës por edhe anasjelltas në segmentin Kukes-Morinë në rrugen e kombit është devijuar pranë rrethrrotullimit të Gostilit për në unazën e qytetit të Kukesit e për tu lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.

Devijimi i trafikut u bë për shkak të sigurisë gjatë punimeve që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentet perfundimtare, proces që sipas kompanise koncesionare do te marrë rreth dy jave kohe.

Policia rrugore në bashkepunim me policinë bashkiake po menaxhojnë trafikun, ndersa punonjesit e kompanisë koncesionare vendosën sinjalistikën e nevojshme dhe blloqe betoni për të ndaluar qarkulkimin nga rreth rrotullimi i Gostilit deri tek ura mbi Drinin e Zi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika