LAJME

Ndërron një 42-vjeçar nga kontakti me rrymën në Reqan të Suharekë

Ndërron një 42-vjeçar nga kontakti me rrymën në Reqan të Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2024, 23:21

Një 42-vjeçar me inicialet G.G. ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë të martën në fshatin Reqan të Suharekës, ka njoftuar nga zyra për informim e Policisë në Prizren, rreshter  Vesel Gashi.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike.

Rreth orës 20:15  viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar  viktima është sjell pa shenja jete.

Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka.

Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika