Ka ndërruar jetë profesori i fakultetit ekonomik të UPZ ” Ukshin Hoti”, Rifat Hoxha. Lajmin për vdekjen e profesor Hoxhës e kanë bërë publik familjarë, miq dhe drejtues të UPZ-së.
Me rastin e ndarjes nga jeta të profesor, Rifat Hoxha, telegram ngushëllimi familjes, bashkëpunëtorëve dhe studentëve iu ka dërguar rektori i UPZ ” Ukshin Hoti”, Ismet Temaj.
“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha.





