Një burrë rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një lokal në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në kafiterinë “Crali”, ku viktima, i identifikuar me inicialet T.Q., po qëndronte së bashku me vëllanë e tij. Pasi u përball me komplikime të menjëhershme shëndetësore, të pranishmit kërkuan ndihmë emergjente, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, u konstatua vdekja e tij në vendngjarje.





